Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është pyetur nga gazetarët në lidhje me videon e publikuar disa ditë më parë, ku aludohet se ka pasur një takim në një apartament në Tiranë në dhjetor të 2022, me Lulzim Bashën.
Balla u shpreh me ironi duke thënë se ka qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën, por kjo nuk do të thotë se janë takuar.
“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo, nuk e kam takuar as atë”, deklaroi Balla për gazetarët jashtë Kuvendit pas seancës plenare.