Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla komentoi zhvillimet e ditëve të fundit për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ka ardhur koha që Tirana të ketë një teatër siç i ka hije.
“Vlerësoj faktin që në një vend demokratik këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjithë ata që e duan dhe i duan të mirën vendit. Çdo debat duhet të bëhet brenda institucioneve, si ai brenda Kuvendit i bën mirë sqarimit të kësaj çështje edhe pse bien dakord që mbarsja me kaq shumë zell e çështjes së Teatër Kombëtar që ka 20 vjet që diskutohet dhe më në fund jemi në fillim të punë për të dhuruar një Teatër Kombëtar si i ka hije Tiranës.”
Lidhur me qëndrimin e opozitës, Balla u shpreh se problemi i tyre nuk qëndron tek Teatri Kombëtar.
“Nëse do kishim dëgjuar Berishën, anës Lanës do të ishte me kioska, parku “Rinia” do të ishte me kioska. Shqiptarët e dinë se Luli dhe Monika nuk e kanë hallin te teatri, po ta kishin atje, do flinin në teatër. Këta të qajnë ditën e qeshin natën sikur u dhemb shpirti për teatrin”.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar sot një tjetër protestë. Pjesë e saj do të jetë edhe opozita jashtëparlamentare.