Aktualitet Balla: Në pritje që 23 zjarrvënësit të dënohen

Balla: Në pritje që 23 zjarrvënësit të dënohen

Gjykata ka lënë në burg, Vladimir Hiskun, pasi akuzohet për veprën penale zjarrëvenie të qëllimshme në Laç.

Zjarri që ra pasditen e së hënës në malin mbi qytetin e Laçit është shuar plotësisht, por ka lënë pas dëme të konsiderueshme.

Për këtë reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili tha se kjo është një arsye për ta vlerësuar Prokurorinë për dokumentimin e dosjes penale dhe vendimin e përgjegjshëm të Gjykatës.

Ai shprehet se është në pritje që 23 zjarrvënësit e arrestuar nga Policia e Shtetit këtë sezon veror të marrin dënimin e merituar për veprën e tyre kriminale.

Gjithashtu ka bërë apelin e përsëritur edhe nga kryeministri Rama, që gjykatësit e këtyre çështjeve ta mbyllin përfundimisht me “vendimet e tyre kapitullin e gjatë dhe të turpshëm për drejtësinë të mosndëshkimit të duhur të kësaj vepre penale për vite me radhë”.