Politika Balla: Nëse Meta nuk pranon shkarkimin e Begajt nga detyra ushtarake, kemi...

Balla: Nëse Meta nuk pranon shkarkimin e Begajt nga detyra ushtarake, kemi menduar zgjidhjen

Kandidati socialist për Presidentin e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar kërkesën e dorëheqjes nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, pasi ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët të japin dorëheqje përpara se të emërohen dhe të zgjidhen.

Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se beson që nuk do të krijohet ndonjë ngërç, nga presidenti aktual Ilir Meta, por nëse kjo ndodh ai shtoi se është menduar edhe zgjidhja.

“Kemi menduar me kryetaren e Komisioni të Çështjes Ligjore mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës. Për të shuar diçka që lidhet me atë që theksoi kryeministri, kandidati për president ka depozituar tashmë te Ministri i Mbrojtjes dhe natyrshëm te kryeministri kërkesën e tij për dorëheqje nga detyra e shefit të shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ky është një aspekti rëndësishëm, por në legjislacionin përkatës ligji për Forcat e Armatosura parashikon që ushtarakët duhet të japin dorëheqje përpara se të emërohen apo të zgjidhen. Besoj që kjo procedurë do të përfshijë orët në vijim, edhe presidentin aktual të Republikës, i cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe besoj që kjo nuk do të jetë një betejë e radhës me presidentin aktual. Megjithatë me kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij nëse larg qoftë mund të na krijohet ndonjë ngërç me Presidentin e Republikës”.