Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tha se qeveria është e gatshme të bashkëpunojë edhe me PD për reformën zgjedhore.
Pas përfundimit të takimit me Sekretarin e Shtetit për Drejtësinë Christian Lange, Balla tha se asnjë forcë politike nuk mund të mbajë peng reformën zgjedhore.
Balla: Dëshira jonë ka qenë që reforma zgjedhore të kryhet me dakordësinë e një spektri të gjerë të politikës shqiptare. Përpjekjet tona për të arritur një konsensus të gjerë edhe me PD do të vijojë. Javës tjetër do të kemi një tryezë të parive politike për të shprehur këndvështrimin e tyre.
Askush nuk duhet të mbajë peng rrugën e një reforme të thellë të kodit zgjedhor të republikës së Shqipërisë.
Në raportin e OSBE ka disa rekomandime që duhen adresuar me qëllim që zgjedhjet e 2021 të zhvillohen me një kod zgjedhore të reformuar.
Balla tha se me ngritja e SPAK do të shoqërohet edhe me hetim të zyrtarëve të lartë.
Balla: Ngritja dhe funksionimi i SPAK padyshim që do shoqërohet me një regjistër të personave të nivelit të lartë që duhen hetuar dhe më pas gjykuar paanshmërish. Rruga e integrimit evropian shoqërohet me standarde, po të doni quajini dhe kusht që çdo vend duhet ti përmbushin. Edhe vende që sot janë anëtare të BE gjatë momentit që negociojnë hyrjen në Shengen duhet të plotësojnë kushte.
Sa i përket krizës politika, Balla tha se bojkoti i institucioneve nuk duhet të ndodhë më.
Balla: Bojkoti qoftë ai i institucioneve apo zgjedhjeve nuk të çon asgjëkund. Unë besoj se nuk ka më parti politike në vend, politikanë të vrapojnë pas rrugës së bojkotit. Jemi të gatshëm me opozitën parlamentare dhe jo parlamentare të bashkëpunojmë në dobi të reformës zgjedhore në një proces të rëndësishëm integrim.
Balla tha se nuk ka takime të fshehta me PD.
Balla: Çështjet e kësaj rëndësie historike për vendin nuk mund të jenë çështje të komunikimit poshtë tavolinave.
Në lidhje me situatën në bashkinë e Shkodrës, Balla tha:
Balla: Është detyrë e çdo institucioni të respektojë kushtetutën. Në këtë moment është detyrë e presidentit që pas vënien në dijeni të vakancës të marrë përgjegjësinë që i takon.