Politika Balla: Presidenti të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore. PS është...

Balla: Presidenti të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore. PS është për 61 bashki dhe 12 qarqe

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla i kërkon presidentit Bajram Begaj të nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore që pritet të jenë në 2023.

“Në ditët në vijim presidenti duhet të thërrasë konsultimin me grupet parlamentare për të fiksuar dhe datën e saktë të zhvillimit të zgjedhjeve”, tha Balla.

Ndërkohë PS ka propozuar ndryshimet e ligjit për atë që e quan pastrimi i politikës nga spiunët.

“Duhet të kuptojmë që në ato zgjedhje kushdo që të kandidojë edhe për këshilla bashkiakë duhet të deklarohesh. Ndryshimet në Kod ti vendosim në kohë në mënyrë që zgjedhjet e prillit apo majit të gjithë të verifikohen”, tha Balla pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS.

Sa i takon reformës territoriale, grupi i PS-së do i qëndrojë kësaj ndarjeje: “61 bashki e 12 qarqe”.