Pas liderit demokrat Lulzim Basha, një reagim për raportin final të OSBE/ODIHR ka ardhur edhe nga mazhoranca.
Sipas kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, raporti mund të cilësohet si “më i miri për zgjedhjet në këto 30 vite” të demokracisë shqiptare, duke certifikuar sipas tij se zgjedhjet ishin demokratike dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.
“Kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit”, shtoi balla në postimin e tij duke përgëzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vlerësimin që sipas tij ka marrë në raportin e ndërkombëtarëve.