Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla njëherësh dhe Drejtues Politik i Partisë Socialiste për Diasporën vijon takimet me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Ndalesa e radhës është New York-u në SHBA, ku Balla është takuar me shumë djem dhe vajza profesionistë të spikatur, të cilët ngrenë lart emrin e Shqipërisë.
Në videomesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ministri Balla nuk e fsheh krenarinë për të rinjtë e talentuar shqiptarë në SHBA.
“Me djem dhe vajza nga të gjitha trojet shqiptare nga Shkodra deri në Vlorë, por dhe nga Kosova. Krenari e madhe të takohem në New York me djem dhe vajza të shkëlqyer, të cilët e bëjnë çdo ditë krenar Shqipërinë dhe shqiptarët me rezultatet që kanë arritur secili prej tyre në fushën e biznesit dhe në fusha të tjera. Krenar për Shqipërinë dhe për shqiptarët e Amerikës”, thekson ministri Balla.