Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Itali ka zhvilluar një takim me dy deputetë të Senatit italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella.
Përmes një postimi në Twitter, Balla deklaron se Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratës së Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
“Italia mbetet një nga avokatët kryesorë të aspiratës së Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian.
Gjatë vizitës zyrtare në Romë takova dy miq të Shqipërisë.
Dy deputetë të rëndësishëm të Senatit Italian, Luciano Dalfonso dhe Gianni Pittella”, shkruan Balla.