Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkëmbyer replika me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, lidhur me nismën rajonale Ballkani i Hapur.
Gjatë një diskutimi në Samitin e Demokracisë në Evropën Juglindore, Abazoviç tha se një pjesë e shoqërisë së Malit të Zi e kundërshton “Ballkanin e Hapur” për shkak të rolit të Serbisë në këtë nismë.
“Ata nuk e kanë problem nismën, por kanë problem personal”, tha Abazoviç u cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës të Ballkanit të Hapur që zhvillohet në datat 9-10 qershor në Ohër.
Ndaj komentit të Abazoviçit reagoi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila theksoi se Kosova është e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal, por mosangazhimi i Kosovës në nismën e Ballkanit të Hapur duhet të respektohet.