Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Tiranën në datën 20 dhe 21 Dhjetor.
Sipas mediave serbe, Vuçiç do të jetë në Tiranë për nismën “Ballkani i Hapur”, ku takimet këtë herë do të mbahen në Shqipëri.
Takimi është organizuar nga kryeministri Edi Rama dhe do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” u mbajt në fillim të nëntorit në Beograd.
Takimi do që do të mbahet javën e ardhshme në Tiranë, u paralajmërua nga Vuçiç gjatë takimit në Beograd. Në këtë takim pritet të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.