Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri me dije gjatë një deklarate për mediat se qeveria shqiptare ka vendosur që të mos aplikojë fashën 800 KW/H për muajin Nëntor.
“Duke u bazuar mbi të gjithë faktorët që përmenda, qeveria shqiptare ka vendosur të mos aplikojë fashën 800 kilovat orë për abonentët familjarë gjatë muajit Nëntor. Kjo është një kohë për solidaritet. Nëse të gjithë së bashku vendosim të bashkëpunojmë, në qoftë se të gjithë së bashku kursejmë ashtu siç kemi bërë në Shtator dhe Tetor qeveria shqiptare është e angazhuar që të mos ekspozojë asnjë abonent familjar ndaj fashës 800 KW/H”, u shpreh Balluku.