Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës mbajti këtë të enjte një takim përfaqësues të prodhuesve të energjisë elektrike, bizneseve të lidhura në tensionin e mesëm dhe atyre në tregun e lirë të energjisë.
Në fjalën e saj Balluku shprehu falënderimet për kompanitë e prodhuesve të energjisë, për të cilat tha se së bashku me qeverinë ndihmuan në përballimin e krizës energjitike.
Ajo tha se kriza në kulmin e thatësirës 2021-2022 u përballua me sukses dhe qeveria mbrojti biznesin e vogël dhe biznesin e lidhur në tensionin e mesëm nga rritja e çmimit të energjisë.
“Të gjithë së bashku ne kemi arritur që ta përballojmë krizën. Një vend i vogël në kulmin e thatësirës 2021-2022 ne jemi përballur me një situatë që kishim vite me të cilën nuk përballeshim dhe duke i bërë të gjitha forcat bashkë ia kemi dalë që edhe të mbrojmë biznesin e vogël edhe të mbrojmë biznesin e lidhur në tensionin e mesëm”, Balluku.