Një zarf plot me para’ gjendet në vendin ku sillen letrat apo nënderë.
Këtë surprizë të bukur gjetën disa banorë të Villarramiel, një vend me më pak se një mijë banorë në veri të Spanjës, ku prej rreth një jave, dikush i identifikuar si “Robin Hood” të shekullit të 21-të po shpërndan para në familje të ndryshme.
Zarfat e dorëzuar përmbajnë nga 50 në 100 euro në kartmonedha.
Po, kush i dhuron këto para? E përse e bën një gjë të tillë?
Për momentin këto pyetje do mbeten pa përgjigje, siç ka thënë për disa gazeta vendase, kryetari i qytetit, Nuria Simon.
“Nuk e dimë se kush qëndron prapa këtyre donacioneve dhe çfarë kuptimi ka kjo lloj bujarie e çuditshme”, thotë qytetari i parë i vendit.
Ndërkohë që disa banorëve u kanë vajtur zarfa me para, të tjerëve u kanë vajtur letra me mesazhe të tipit: “Princesha e shtëpisë”, shkrim që përfundon me një zemër.
Zarfat me para’ i vajtën një vejushe që jeton me të birin, ndonjë familjeje me fëmijë të vegjël, apo ndonjë çifti pa fëmijë.
Gjithsej 15 vetave, nga familje të ndryshme, pa patur asnjë lidhje të dukshme mes tyre.
Mes atyre që morën paratë, ka nga ata që i çuan këto të fundit në polici, apo në bankë për të kontrolluar që kartmonedhat nuk ishin false.
U verifikua që paratë e dhuruara janë mëse të vlefshme.