Shtatë persona, mes tyre edhe 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së në Kurbin, u arrestuan sot nga forcat e policisë, në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia zbuloi në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, nëpërmjet ngrohjes me llamba termale.
Forcat e rendit sekuestruan rreth 58 kilogramë cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike, që funksiononin falë lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. A., 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, T. B., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe G. H., 43 vjeç, banues në Tetovë.