Një bankë daneze po ofron për herë të parë në botë interesa negative për kredimarrësit e saj, duke u bërë atyre një zbritje vjetore prej 0.5 % mbi normën e interesit ekzistues.
Normat negative të interesit do të thotë se një bankë paguan një huamarrës për të marrë para nga ‘duart e tyre’, duke i bërë ata të paguajnë mbrapsht më pak se sa shuma e huazuar.
Jyske Bank, banka e tretë më e madhe në Danimarkë, ka filluar të ofrojë huamarrësve një marrëveshje 10-vjeçare në -0.5%, ndërsa një tjetër bankë daneze, Nordea, thotë se do të fillojë të ofrojë marrëveshje 20 vjeçare me normë fikse në 0% dhe një hipotekë 30-vjeçare në 0.5%.
Kështu individët që marrin kredi do të paguajnë normat mujore si zakonisht por në pjesën e detyrimit të mbetur do të realizohet një ulje me më shumë se sa ka paguar huamarrësi.
Danimarka, Suedia dhe Zvicra kanë regjistruar norma të tilla interesi në tregjet e parave të cilat i kanë vendosur bankat në gjendje shumë të vështirë.
Në Zvicër, banka UBS javën e kaluar u tha klientëve të saj të pasur se do të ofronte një tarifë prej 0.6% në vit nëse ata depozitonin më shumë se 500,000 €.
Ndërsa norma bazë e Bankës së Anglisë është 0.75%, dhe norma kryesore e Bankës Qendrore Europiane është zero, në Danimarkë (e cila nuk është në eurozonë) norma ekuivalente është -0.4%./Scan