Në Prime-in e sotshëm banorët e BBV u njoftuan për sulmin me armë të Top Channel ku humbi jetën dhe roja i sigurisë.
Të shokuar për ngjarjen e mes lotësh ata panë përmes një klipi se çfarë kishte ndodhur.
Ndërkohë pas klipit Luizi shpërtheu në lot duke u shprehur se rojen e njihte më parë dhe ishte shumë i tronditur.
“Më vjen shumë keq… qaj sepse e njoh rojen. E njoha nga emri. Shpresoj se drejtësia të gjejë autorët e të zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Dua ta them që arsyeja nuk mendoj se lidhet me Big Brother, ta dinë të gjithë, të qetësohen dhe femrat këtu”, tha ai mes lotëve, ndërsa shtoi që nëse fiton do t’i japë familjes së të ndjerit një pjesë të konsiderueshme të çmimit.
“Ngushëllime familjarëve! Po qaj se unë e kam njohur edhe jashtë rojen. Më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Këtë duhet ta them për të gjithë banorët. Kjo godinë, kjo media është me e sigurtë se çdo ambasadë. Uroj që autoritetet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt. Është një akt makabër, akt terrorist. Mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit dhe duke patur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë! Ne këtu brenda jemi shumë të sigurtë dhe kemi njëri-tjetrin. Debatet këtu shumëzohen me zero, përpara kësaj ngjarje. I them familjarëve të Kolës se çfarë do të marr me vete nga ky rrugëtim, një pjesë të konsiderueshme do ia dhuroj”, tha Luizi i prekur.