Sport Barack Obama tregon pse Messi nuk triumfon dot me Argjentinën

Barack Obama tregon pse Messi nuk triumfon dot me Argjentinën

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, ka thënë se Argjentina nuk e ka fituar dot Kupën e Botës, kohët e fundit, pavarësisht se ka Lionel Messin në radhët e saj, sepse nuk luan si ekip. 57-vjeçari dha një intervistë të rrallë mbi futbollin, në një konferencë të mbajtur në Bogota, ku ofroi një pamje të tijën mbi talentet më të mëdhenj të planetit.

Obama, i cili shërbeu si president i SHBA pwr dy mandate, nga viti 2009 deri më 2017, diskutoi të martën mbi këtë situatë të Argjentinës: “Edhe ata që ne i konsiderojmë gjeni, punojnë me njerëz të tjerë, në mënyrë që të zhvillojnë stilin e tyre. Tek Argjentina, edhe pse Messi është i mrekullueshëm, kanë probleme kohezioni, ndaj nuk e fitojnë Kupën e Botës. Këshilla ime për të rinjtë është se ne duhet të njohim shumë pak njerëz, që i arrijnë gjërat e mëdha të vetëm. Nevojitet punë ekipi, kudo”.

Komentet e Obamës vijnë pak para se Messi dhe Argjentina të nisin “Copa America”, e cila zhvillohet muajin e ardhshëm në Brazil. Argjentina është në Grupin B, së bashku me Kolumbinë, Paraguajin dhe Katarin.