Sport Barazim pa gola mes Juves dhe Romës, 4 ekipe ndajnë kryesimin e...

Barazim pa gola mes Juves dhe Romës, 4 ekipe ndajnë kryesimin e Serisë A

Barazim pa gola mes Juventusit dhe Romës, në supersfidën e javës së tretë të Serisë A të zhvilluar në “Allianz Stadium”.

Skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, duke goditur vetëm nga një herë në kuadrat secila.

Ky ishte barazimi i parë i Juventusit, pas dy fitoresh radhazi, ndërkohë që Roma duhet të presë ende për të provuar shijen e fitores këtë sezon, ku në 3 javë ka 2 barazime dhe 1 humbje.

Pas këtij barazimi të bardhezinjve, kreun e Serisë A e ndajnë 4 skuadra: Inter, Juventus, Torino dhe Udinese, të gjitha me nga 7 pikë pas 3 javësh kampionat.

Ndeshjen e radhës Juventusi do e luajë në transfertë ndaj Empolit.