Sport Barça heq dorë nga Coutinho

Barça heq dorë nga Coutinho

Barcelona ka hequr dorë nga blerja e Philippe Coutinho-s.

Kështu raporton gazeta “Liverpool Echo”, e cila kështu qetëson tifozët e shumtë të ekipit, të cilët ishin të shqetësuar për një largim të mundshëm të yllit brazilian.

Pavarësisht përpjekjeve të blaugranave, trajneri Jurgen Klopp e bëri të qartë se xhevahiri i tyre nuk ishte në shitje për asnjë lloj çmimi.

Coutinho shikohej si lojtari që të do të plotësonte hapësirat e lëna bosh nga Neymar, që u shit për 222 milionë euro te PSG-ja.

Ndërkohë Coutinho nuk udhëtoi në Dublin me skuadrën e Liverpool-it për miqësoren ndaj Athletic Bilbao-s.

Trajneri Klopp raportoi se braziliani nuk u grumbullua për shkak të “dhimbjes së shpinës”.