Blaugranat të përballen të shtunën në mbrëmje me “axurrët” e Gattuso-s, që në ndeshjen e parë kanë barazuar 1-1 me katalanasit.
“Jemi mirë, presim me padurim të luajmë”, ka thënë ylli i Barçës, Frenkie de Jong për Sport. “Jemi Barça dhe luajmë në shtëpi, kështu që duhet të mendojmë vetëm për suksesin”.
“E kemi studiuar Napolin, e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kemi besim. Mund të fitojmë Champions-in: jemi një nga skuadrat më të mira në botë dhe mungojnë vetëm 4 ndeshje”.
“Nervozizmi i Messi-t? Kishte të drejtë, kemi humbur kundër Osasuna-s në shtëpi. Me gjithë respektin për ata, fitorja duhej të ishte një normalitet për ne. Deklaratat e Messi-t kanë qenë normale sepse kishim luajtur disa ndeshje të shëmtuara”.
“Setien? E kemi lënë La Liga-n prapa krahëve. E kemi humbur, por nuk duhet ta mbajmë mendjen aty. Tani presim me padurim që të luajmë kundër Napolit”.