Barcelona-Real Madrid është ndeshja e madhe në futbollin spanjoll. E njohura si “El Clasico” ngre shumë pritshmëri në mbarë botën. E shtuna është gjithashtu shumë e pritur, me betejën mes dy gjigantëve iberikë për lidershipin e klasifikimit. Një përballje e ethshme ndër vite, që mund të pasqyrohet në 10 fakte, të cilat nuk mund të kalojnë pa u vënë re. “Opta La Liga” ka raportuar disa nga këto rekorde.
1- Ndeshjet, më shumë fitore të të bardhëve
Janë luajtur 254 sfida klasike, me një bilanc prej 103 fitoresh për Real Madridin, 51 barazime dhe 100 fitore për Barcelonën.
2- Gara për golin e 300-të në La Liga
Real Madridi ka 299 gola në La Liga, ndërsa Barcelona 297 gola. Prandaj, të dyja skuadrat kanë mundësi të arrijnë kufirin prej 300 golash në “El Clasico”. Duke llogaritur të gjitha garat, në përballjet mes dy gjigantëve të La Liga-s janë shënuar 838 gola në total. Nga këto, 423 për Real Madridin dhe 415 për Barçën.
3- Një lojtar i mallkuar
Joao Félix nuk ka shënuar asnjë gol apo asistuar në 8 herët që është përballur me Real Madridin. Ai ka luajtur 422 minuta kundër skuadrës së bardhë në Spanjë (me Atlético Madridin) dhe në Angli (me Chelsea).
4- Lojtarët me më shumë klasike
Busquets – 48 ndeshje
Ramos dhe Messi – 45 ndeshje
Gento, Sanchís dhe Xavi – 43 ndeshje
Pique – 40 ndeshje
5- Messi, shkatërrues në “El Clasico”
Messi – 26 gola
CR7 dhe Di Stefano – 18 gola
Benzema – 18 gola
Raul – 15 gola
Cesar – 14 gola
Gento – 14 gola
Puskas – 14 gola
6- Historia e ‘kuqe’ e Sergio Ramos
Ja lojtarët më të dëbuar nga ndeshjet “El Clasico”, si pasojë e kartonëve të kuq të marrë:
Sergio Ramos – 5 kartonë të kuq
Roberto Carlos – 2 kartonë të kuq
Ronald Koeman – 2 kartonë të kuq
Hristo Stoickov – 2 kartonë të kuq
Fernando Hierro – 2 kartonë të kuq
7- Busquets, ai që ka fituar më shumë
Sergio Busquets – 23 fitore
Gento – 21 fitore
Lionel Messi – 19 fitore
Gerard Pique – 19 fitore
Xavi Hernandez – 17 fitore
Di Stefano – 17 fitore
8- Guardiola dhe Cruyff ndjekin Miguel Muñoz, trajnerët më të suksesshëm
Miguel Muñoz – 16 fitore
Pep Guardiola – 9 fitore
Johan Cruyff – 8 fitore
Zidane, Mourinho dhe Ancelotti – 6 fitore
Michels, Van Gaal, Daucik dhe Xavi – 4 fitore
9- Skandalet e arbitrave
Emilio Guruceta (1970). Ai dha një penallti të pabesueshme për një faull jashtë zonës të Rifé ndaj Velázquez
Urio Velázquez (1985). Ai anuloi një gol kundër Archibald për shkak të një pozicioni jashtë loje të paprecedentë. Skocezi ishte pas topit.
Diaz Vega (1993). Vetëm asturani e pa Michel të rrëzohej kundër Ferrer dhe akordoi penallti.
Losantos Omar (2001). Goli i Rivaldos u anulua pa të drejtë për shkak të një pozicioni jashtë loje inekzistent.
Undiano Mallenco (2011). Ndër shumë, skandali i tij më i madh ishte lejimi i dhunës së Xabi Alonso dhe Arbeloa në finalen e Kupës.
10- Heronj të papritur
Aragón, në Superkupën Spanjolle, më 1990, shënoi një gol nga mesi i fushës.
Giovanni i dedikoi disa “butifarra” në “Bernabeu”, pas një goli (1997)
McManaman shënoi më 2002, në Champions League