Sport Barcelona shkarkon Ronald Koeman

Barcelona shkarkon Ronald Koeman

Ronald Koeman është shkarkuar nga detyra e trajnerit të Barcelonës. Vendimin ia njoftoi presidenti i klubit Joan Laporta menjëherë pas disfatës që pësuan katalanasit në sfidën e djeshme përballë Rayo Vallecano.

“Barcelona dëshiron ta falenderojë atë për shërbimin e tij ndaj klubit dhe i uron të gjitha të mirat në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e klubit.

Brenda një jave Barcelona pësoi dy humbje, por ajo që duket se ka ndikuar më shumë në këtë vendim ka qenë humbja në El Clasicon e luajtur në fundjavë në Camp Nou.

Barcelona në 10 javët e para të kampionatit renditet në vendin e 9 të tabelës me 15 pikë.

Sergi Barjuan, trajneri i ekipit të të rinjve, do të drejtojë Barçën në ndeshjet ndaj Alaves, Dinamo Kiev dhe Celta Vigo.

Ndërsa, pas pushimit të kombëtareve, mendohet se presidenti Joan Laporta do të zgjedhë si trajner të ri ish-legjendën e klubit, Xavi Hernandez.

Aventura e Ronald Koeman në pankinën e katalanasve zgjati vetëm 14 muaj dhe përfundoi me Barcelonën në një pozicion të dobët në renditje dhe me vetëm një Kupë Mbreti të fituar.