Sport Barcelona zyrtarisht jashtë Champions League. Napoli vazhdon të surprizojë

Barcelona zyrtarisht jashtë Champions League. Napoli vazhdon të surprizojë

Barcelona është zyrtarisht jashtë Champions League. Katalanasit u mposhtën edhe në “Camp Nou” 0-3 nga Bayern Munich.

Tashmë, në vendin e tretë me 4 pikë, Barcelona do ta vazhdojë aventurën e saj europiane në këtë sezon në Europa League. Ndërkohë, Interi është ekipi që do të vazhdojë më tej në Champions së bashku me Bayernin pasi mposhti 4-0 Plzen.

Ndërkohë, skuadra që i ka befasuar të gjithë në fazën e grupeve të Champions League është Napoli. Italianët triumfuan edhe në ndeshjen e pestë duke mposht Rangers 3-0 në Itali. Deri tani, Napoli ka marrë pikët e plota, ndërsa ka një golavarazh të frikshëm 20 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Në këtë grup siguroi kualifikimin edhe Liverpool, i cili fitoi 0-3 në transfertë ndaj Ajax.