Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka reaguar në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili reagoi ashpër pas deklaratës së ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Bardhi shprehet se PD është e vetmja që nuk ka individë të shpallur non grata nga SHBA, ndërsa reagimin e Berishës, Bardhi e quan sulm ndaj SHBA-ve e krahason me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon.
“2 nga 3 palët në këto zgjedhje, PS dhe “Shtëpia e Ilirit” kanë mbrapa njerëz të shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.
Vangjush Dako është shefi politik dhe drejtuesi i fushatës së kandidates së PS në Durrës. Tom Doshi, është shefi politik dhe drejtues i fushatës së kandidates së PS në Shkodër. Sali Berisha është shefi politik i 6 kandidatëve të tjerë të Shtëpisë së Ilir Metës.
Sulmi i sotëm ndaj SHBA është solidarizim me non gratat e Edi Ramës. Hall i përbashkët, sjellje e përbashkët!”, tha Bardhi.