Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat u shpreh se policia dhe prokuroria kontrolluan zyrën e çdo deputeti në selinë e PD dhe të gjithë personat që ishin brenda.
Disa të shoqëruar Bardhi thotë se po terrorizohen nga policia sipas tij, mes tyre tha se janë edhe kryetarët e degëve që dalin nga selia e PD, pas përfundimit të mbledhjes.
“Pasi ka përfunduar e gjithë procedura ligjore kanë lënë këtu disa punonjës policie. Në shkoj fillimisht tek trupa e parë dhe i pyes kush është shefi juaj, më thonë janë zotërinjtë që janë tek dera. Vij tek zotërinjtë që janë tek dera më thonë janë zotërinjtë që janë lart. Dhe dua t’i pyes, çfarë krimi ka bërë kolegu juaj Sokrat Turtulli, anëtar i Këshillit Kombëtar, që është shoqëruar në polici. Çfarë krimi ka bërë zoti Grudaj, gjithashtu gazetar, anëtar i Këshillit Kombëtar që është shoqëruar në polici. Çfarë krimi ka bërë kryetari i degës së PD në Durrës, zoti Luan Hoti? A kam unë të drejtë të marr informacion nga zyrtarë të Policisë së Shtetit, pse po ndodh kjo maskaradë me urdhër politik të Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.