Gazment Bardhi është kryetar ri i grupit parlamentar të PD-së, por për Sali Berishën ajo është një strukturë paralele të cilën nuk e njeh. Berisha pati një ftesë për këtë grup të demokratëve që ulen në bisedime.
“Ne nuk njohim asnjë lloj strukturë paralele të PD, ne i ftojmë që të ulemi të diskutojmë, jemi të hapur ndaj tyre, por fakte të kryera ne nuk njohim, ka rregulla, statute”, tha Berisha.
Bardhi u zgjodh sot si kreu i grupit me 33 pro, mes tyre edhe nga Lulzim Basha.