Politika Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: Nuk njohim struktura paralele, i...

Bardhi kryetar i grupit të PD, Berisha: Nuk njohim struktura paralele, i ftoj të ulemi në bisedime

Gazment Bardhi është kryetar ri i grupit parlamentar të PD-së, por për Sali Berishën ajo është një strukturë paralele të cilën nuk e njeh. Berisha pati një ftesë për këtë grup të demokratëve që ulen në bisedime.

“Ne nuk njohim asnjë lloj strukturë paralele të PD, ne i ftojmë që të ulemi të diskutojmë, jemi të hapur ndaj tyre, por fakte të kryera ne nuk njohim, ka rregulla, statute”, tha Berisha.

Bardhi u zgjodh sot si kreu i grupit me 33 pro, mes tyre edhe nga Lulzim Basha.