Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi në emisionin “Open” se LSI-së iu ofruan 15 mandate në listë të sigurt për të garuar së bashku në zgjedhjet e 25 prillit.
“Gabim ishte që nuk u futëm në një listë të përbashkët me LSI-në. Do të kishim më shumë numra sot. PD-ja i ka ofruar 15 mandate të sigurta dhe qëndrimi i LSI-së ishte që do të fitonin 34 mandate. Kam pasur një bisedë dy muaj, po tani unë kam qenë dëshmitarë. LSI-ja mendonte se do të fitonte vetëm 34 mandateve në të gjithë Shqipërinë. Ishin të bindur dhe për këtë arsye nuk pranuan të bashkoheshin në një listë. Unë kam qenë në terren në Elbasan dhe kam arritur në përfundimin se LSI-ja në Elbasan nuk merrte asnjë mandat. Ua kam dërguar dhe më kanë thënë se LSI-ja merr dy mandate në Elbasan dhe se luftonte për të tretin. Me zor nuk e fusim dot në lista. Nuk e rriti pazarin që të thoshte dua 20 apo 25, ka qenë e mendimit për të dalë në lista të veçanta”, tha Bardhi.