Politika Bardhi: Në konferencën e Berishës ishte personi që bëri fushatë për Edi...

Bardhi: Në konferencën e Berishës ishte personi që bëri fushatë për Edi Ramën

Gazment Bardhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD, ka thënë se në konferencës e së mërkurës së Sali Berishës, ka qenë një person i cili ka bërë fushatë për Orlando Rakipin, deputetin e Partisë Socialiste.

Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Bardhi u shpreh se ky person që ka qenë përballë Flamur Nokës në zonën e Vorës në zgjedhjet e 25 Prillit, sot ndodhej në takimin e Berishës.

“Sot në Foltoren e z.Berisha në konferencë kam parë një person që në zgjedhjet e 25 Prillit ka qenë përballë Flamur Nokës, në zonën e Vorës duke bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit. Dhe ishte sot në Foltore. Nuk mundet një votues, mbështetës, ai që ka qenë përballë demokratëve në 25 Prill duke bërë fushatë për Edi Ramën, të vijë sot…

Ishte në rresht të parë. Është iniciatori. Pra mbështetësi i Orlando Rakipit, ai që ka votuar në 25 Prill Edi Ramën, i thotë sot demokratëve do mbledhim Kuvendin Kombëtar se do demokratizojmë Partinë Demokratike. Me kë tallen këta”, u shpreh Gazment Bardhi.