Pasi SPAK mori të pandehur deputetin e PS-së Plarent Ndreca, ka një reagim nga ana e kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhi.
Përmes një postimi në Facebook, Bardhi thotë se Ndreca gënjeu hapur në emisionin e “Opinion” kur tha se nuk është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
“Deputeti i Edi Ramës gënjeu publikisht kur deklaroi se është e pavërtetë që është nën hetim nga SPAK. Por, gënjeshtra mbulon zullumin vetëm për disa orë apo ditë, por e vërteta triumfon përgjithmonë! E vërteta është që tenderat publik në Qeverinë e Edi Ramës janë kthyer në mundësi vetëm për klientë të paracaktuar, duke eleminuar garën dhe meritokracinë. Klientelizmi dhe korrupsioni janë e vetmja formë për të bërë biznes në Shqipëri gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Për këtë nevojiten zyrtar publik si Plarent Ndreca, që për shërbimet në shkelje të ligjit, për mbështetjen ndaj klientelizmit dhe korrupsionit, shpërblehen nga Edi Rama duke u promovuar si deputet”, shkruan Bardhi krahas videos.
Theksojmë se sot Ndrecës i është komunikuar sot akuza zyrtare “shkelja e barazisë në tendera”.