Kryesore Bardhi zbulon detaje: Kreu i SPAK na tha se Ahmetaj prej një...

Bardhi zbulon detaje: Kreu i SPAK na tha se Ahmetaj prej një jave ka tentuar të prishë provat

Kreu i grupit të PD, Bardhi zbuloi disa detaje në foltoren e Kuvendit, sipas të cilave, drejtuesi i SPAK, Dumani deklaroi në Këshillin e Mandateve, se Arben Ahmetaj gjatë javës së fundit ka tentuar të prishë provat, dhe për këtë arsye kërkoi arrestimin e tij.

Bardhi sfidoi dhe Damian Gjiknurin që të mbajë fjalën dhe të dorëhiqet, pasi i vërtetoi udhëtimet e tij me kokat e inceneratorëve.

“Dumani e tha në seancën e Këshillit të Mandateve se prej një jave, Arben Ahmetaj me fuqinë e tij si deputeti, ish-ministër, ish-zv/kryeministër ka intimiduar dëshmitarë dhe ka tentuar të prishë prova dhe prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij për të shmangur prishjen e provave. Këta duan pikërisht këtë që Ahmetaj të prishë provat dhe të negociojë me Edi Ramën. Rama të tregojë si po shkojnë negociatat. Të vijë Rama të flas për Gjiknurin”, tha Bardhi.