Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, kreu i Partisë demokratike dhe lideri i opozitës Lulzim Basha u shpreh se nëse nuk ndëshkohen vjedhësit e votave nga ata më të thjeshtët e deri në instancat më të larta drejtuese kriza mund të bëhet më e thellë.
Gazetarja: Bashkësia ndërkombëtare në Shqipëri ka kërkuar që kjo krizë të zgjidhet me një dialog dhe Rama ju ka ftuar për dialog. Cila është përgjigja juaj ndaj një ftese të tillë?
Basha: Ftesat për dialog që bëhen për sy e faqe nuk janë ftesa dhe nuk janë përpjekje për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Në krizën aktuale në Shqipëri është e qartë që shkaktari kryesor është Rama, i cili për karrigen e tij ka lidhur një pakt më krimin që faktohet edhe nga dosjet. Disa gjëra dalin qartë megjithse pak minuta janë zbardhur. Në Shqipëri zgjedhjet janë vjedhur në të gjithë territorin. Rrjete kriminale kanë bashkëpunuar me PS për të vjedhur zgjedhjet.
Në këtë proces ka qenë e përfshirë e gjithë kupola shtetërore dhe e gjitha administarta. Nga kryeministëri, deputetët, ministra, zv ministra, drejtorë administrate.
Në këtë ndërmarrje janë mobilizuar të gjithë kriminelët e Shqipërisë, nga bostët e krimit të organizuar, nga Imer Lalët, Bajët dhe Shullzët me shokë janë bërë mish në këtë përpjekje të PS për vjedhjen e zgjedhjeve. Ajo që mësuam nga “BILD” është që nuk kemi të bëjëm më thjeshtë me një shtedt të kapur nga krimi, kemi të bëjmë me një shtet të shkrirë mekrimin e organizuar. Asgjë nuk do ta zgjidhë këtë krizë pa u ndëshkuar hajdutët e votave.
Nëse nuk arrijmë këtë nga kjo krizë do të shkojmë në një krizë akoma më të thellë.