Politika Basha: Berisha shpik armiq për të fshehur dështimin, halli i tij është...

Basha: Berisha shpik armiq për të fshehur dështimin, halli i tij është tjetër nga hallet e qytetarëve

Pas deklaratave të Sali Berishës, ku e akuzonte deputetin Lulzim Basha se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama, ish-kryetari i PD-së ka reaguar në “Twitter”.

Përmes një statusi në këtë rrjet social, Basha shkruan se “nëse Berisha do të kishte sulmuar Ramën, aq sa sulmon ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky”.

Teksa i referohet me inicialet e emrit dhe mbiemrit “SB”, Basha thotë mes të tjerash për Berishën se halli i kryedemokratit është ndryshe nga ai i qytetarëve.

Basha shton se Berisha, sipas tij, kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve.

“Të kishte sulmuar Ramën aq sa ka sulmuar ata që nuk mendojnë si ai, rezultati nuk do të ishte ky. Por halli i SB është tjetër nga hallet e qytetarëve. Sot si dje ai shpik e kërkon armiq për të fshehur dështimin që mbolli duke vendosur interesin e tij mbi atë të demokratëve”, shkruan Basha në Twitter.