Opozita Basha: Demokracia nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar se sot

Basha: Demokracia nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar se sot

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër për të përkujtuar “2 Prillin e 1991”, ditën kur ranë dëshmorë për liri 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Basha tha se sot në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë po ia marr ajrin një shartese, një mostër aq sa politike, aq dhe kriminale.

“Rrënjët e së keqes nuk thahen nëse nuk i shkulim njëherë e mirë. Rrënjët e së keqes ushqehen me vesin dhe krimin e pandëshkuar. Sot Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, po ia merr ajrin një shartesë, një mostër aq sa politike aq dhe kriminale, që është nga indiferenca dhe pandeshkueshmëria. Kjo  mostër është qeverisja me krimin që mbijeton edhe për shkak se nuk i nxorën siç duhet  përgjegjësit e vrasjes së 4 dëshmorëve me ‘2 prill 19991’. Krimi po bashkëjeton me qeverinë dhe ne prandaj ikëm nga ajo strofull e krimit pasi do ishte njësoj që të ishim këtu me 2 prill 1991 por në anë e kundërt, jo në anë e protestuesve, por në anë e komiteti të krimit”, tha Basha.

Më tej ai bëri thirrje që qytetarët të jenë të bashkuar për të mposhtur mostrën politike të Rilindjes.

“Demokracia nuk ka qenë asnjëherë më e rrezikuar se sot. Nuk ka vegla të verbra as gaz lotsjellës, as hafije që mund ti kthejë qetësinë e kufomës politike të Rilindjes. Protesta e shqiptarëve ka vetëm një përfund, të njëjtin që pati Protesta e 2 Prillit, rrëzimin e diktaturës, triumfin e lirisë, triumfin e demokracisë.

Mostra që shkaktoi 4 dëshmorët e 2 prillit, nuk ka vdekur, po përpëlitet si bishë e plagosur dhe jemi të thirru nga historia për tu ngritur me sytë nga e ardhmja. Jemi plot besim se më shumë se kudo tjetër se do të jemi në lartësinë e misionit dhe thirrjes së pavdekshme’ E duam Shqipërinë si gjithë Europa!’, për të triumfuar. Shkodra dhe Shqipëria është në këmbë dhe do e fitojmë këtë betejë, pa pyetur për çmimin e sakrificës dhe kjo është e njëjta betejë për demokraci dhe fundi i saj do jetë fundi i kësaj beteje”, tha ai.