Nga njësia numër 9 në Tiranë, kreu i PD, Lulzim Basha, u shpreh se ai nuk do të bashkëqeverisë kurrë me Edi Ramën.
“A do ja hapni derën? Dera e shumicës dërrmuese të shqiptarëve është e mbyllur, ndaj, kot jargavitet tek dera e Partisë Demokratike, se nuk ka e nuk mund të ketë kurrë, kurrë bashkëqeverisje me Edi Ramën. Tani ka vetëm një dhe një vullnet, ndryshim, Shqipëria do ndryshim, shqiptarët duan ndryshim. Ndryshimi vjen duke larguar Edi Ramën. Ndryshimi vjen duke votuar numrin 9”, tha Basha.
Më tej, kreu demokrat theksoi se projekti i Bulevardit të Ri do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.