Kryesore Basha dhe Bardhi refuzuan të votonin, PS tërhiqet nga Amnistia Penale

Basha dhe Bardhi refuzuan të votonin, PS tërhiqet nga Amnistia Penale

Pasi Lulzim Basha dhe grupimi i Sali Berishës e bënë të qartë se nuk do japin votën për Amnistinë Penale pasi favorizon zyrtarët e korruptuar, Partia Socialiste është tërhequr nga vendimi për ta futur në agjendën e seancës së nesërme plenare.

Kreu i grupit parlamentar të PS Bledi Çuçi i ka kërkuar Kryetares së Kuvendit heqjen nga rendi i ditës. Kërkesën e Çuçit pritet ta lexojë nesër në nisje të seancës Nikolla.

PS i kishte shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës, më specifikisht asaj të Lulzim Bashës për të marrë 84 votat e nevojshme. Kjo u pa edhe në pranimin e një prej propozimeve të kryedemokratit për të amnistuar të arrestuar në protestat e opozitës.

Por përplasja ndodhi pas një amendamenti “të fshehtë” të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.

Në një kohë kur nuk i ka 84 votat, socialistët e kanë shtyrë votimin e Amnistisë për një moment të dytë, në një kohë të pacaktuar.