Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar manifestimit të thërritur nga Presidenti Ilir Meta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kreu i demokratëve iu është drejtuar gazetarëve me një thënie të presidentit amerikan Jefferson për pjesëmarrjen e tij në këtë manifestim.
“Se e vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se Liria rrënohet kur Kushtetuta shkelet”, u shpreh Basha.
Edhe ish-kryeministri Berisha i është bashkuar tubimit të Presidentit Meta.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ish-kryeministri Berisha është shprehur se sot shënohet fillimi i fundit të narkoshtetit.
“Përshëndetje vëllazërore për çdo pjesëmarrës në këtë miting shprese, në këtë miting që shënon fillimin e fundit të narkoshtetit”, u shpreh Berisha.