Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar sot një video dhe hedh akuza se qeveria është e lidhur me mafien dhe punon në interes së saj. Sipas kreut të opozitës, Kryeministri Edi Rama dhe ata që ai i quan marionetat e tij, e kanë mendje të shtojnë pasurinë e tyre me mafien.
“Atyre as që u bie në mend për njerëzit”, shkruan Basha në një postim në mediat sociale.
Kreu i PD premton se kur ai të marrë pushtetin do të ndërpresë lidhjet e qeverisë me krimin dhe do të sjellë ndryshimin në Shqipëri.
“Së bashku, ne do të sjellim ndryshimin. Do të presim lidhjet e mafies me shtetin, do të largojmë Ramën dhe marionetat e tij e do të sjellim një qeveri që kujdeset për familjet shqiptare”, shton ai.
Më tej në video-mesazh Basha kërkon dhe ndihmën e qytetarëve që në 25 Prill, të votojnë për të dhe të largojnë Ramën nga pushteti.