Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të hënë një bashkëbisedim me disa studentë të Universitetit të Bujqësisë.
Ata thanë se efektiviteti i mësimit online është zero dhe se punësimi pas studimeve është shumë i vështirë.
Sipas liderit demokrat, ka ardhur koha për ndryshim, ndërsa shtoi se sfida e PD-së është prezantimi i një rrugëdaljeje të qartë nga kriza.
“Kupa është mbushur dhe është derdhur. Mjaft është mjaft! Sfida jonë, të prezantojmë një rrugëdalje të qartë nga kriza. Kështu s’mund të vazhdojë, koha për ndryshim. Profesionistë si ju mund të jepni kontribut në menaxhimin e mjedisit. Nuk ka turizëm me mjedis të shkatërruar. Prej 8 vitesh, qeveria pengesë për zhvillimin.”
Për kryedemokratin, qeveria e ka për detyrë të ndalë katastrofën e shpopullimit.
“Ndryshimin mund ta sjellë vetëm bashkimi i vlerave. Më 25 prill, ta nisim bashkë këtë ndryshim. Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur.”