Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar tërheqjen e kandidatit socialist për Bashkinë e Kavajës nga kryeministri Edi Rama si fitore.
“Edi Rama u tërhoq nga një skenar ogurzi që do të kthente diktaturën në vendin e demokracisë”, tha Basha.
“Kjo ishte fitorja e parë e Republikës së Re”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ka falënderuar edhe qytetarët me bindje të majta të qytetit të Kavajës.
Basha njoftoi gjithashtu e javën e ardhshme do të ketë një protestë të madhe në Tiranë dhe më pas ato do të shtrihen edhe në rrethe.
“Javën tjetër, opozita dhe të gjithë shqiptarët do të bashkohen në një marshim proteste masive në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, u shpreh Basha në fjalën e tij.