Kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur për financimin e bursës së tij të studimeve nga fondacioni “Soros”, ka mohuar të ketë marrë mbështetje të tillë.
“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam aplikuar dhe nuk kam marrë asnjëherë mbështetje financiare direkte nga “Fondacioni për shoqërinë e hapur”. Universiteti ku unë kam studiuar ka marrë financime të ndryshme duke përfshirë dhe “Fondacionin për shoqërinë e hapur”.
Ka marrë për një numër studentësh shqiptarë nga fondacione në Shqipëri, n.q.s. nuk gabohem edhe në New York ka marrë të njëjtën gjë për studentët nga Polonia në atë kohë që s’ishin anëtarë të BE-së”- tha Basha në një intervistë për Tv Syri.