Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur shkurtimisht pas takimit me aleatët opozitar në selinë blu.
Për herë të parë, Basha tha se i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama një plan për daljen e vendit nga kriza.
Duke i përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama, Basha i kërkoi të zbatojë planin e opozitës për zgjidhjen e krizës dhe propozimin për Reformën Zgjedhore ose të hapë krahun.
“Shqipëria është në krizë, ne kemi një plan për ta nxjerr vendin nga kriza, një propozim për Reformën Zgjedhore, që ja kemi dorëzuar Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë dhe ta zbatojë, nëse nuk e zbaton dot të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne”, tha Basha shkurtimisht për gazetarët.