Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha se opozita i merr shifrat “si balonë tabake”.
Sipas Bashës, këto deklarata të Ramës ishin fyerje për deputeten Jorida Tabaku. Teksa mori fjalën Basha me tone të larta i tha Ramës që të mos merrej me opozitën se ata janë gjeneratë tjetër dhe jo llum.
“Është e disata herë që ky njeri vjen këtu që fyen individualisht dhe kolektivisht opozitën. Zonja që ti fyeve është doktorësh shkencash kur ti bridhje Parisit. Kujdes kur matesh me ne, se ta ka thënë paraardhësi yt kur si të ka sjell këtu. Jemi gjeneratë tjetër ne, nuk jemi nga llumi i Senës ne. Mati mirë krahasim, se i ke hip kalit lart me taksat.
Por je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Mati mirë fjalët kur flet për zonjat e Partisë Demokratike. Fjalorin e tepruar dhe banalitetin ruaje për në shtëpinë tënde, mos më detyro… Ti je një hiç, të tillë të ka prodhuar vetvetja”, u shpreh ndër të tjera kreu i PD.