Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuza të Sali Berishës, i cili e sulmoi nga Foltorja në Kurbin.
Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se Berisha po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat që thotë.
“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan kreu i PD.