Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me propozimet e opozitës të cilat nuk janë marrë parasysh nga qeveria.
Nëpërmjet një postim në Twitter, Basha thekson se testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet shqiptare.
Sipas tij kryeministri po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.
“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është.
Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”, shkruan Basha.