Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar edhe njëherë në Twitter për paketën anti-KÇK, të miratuar së fundmi nga Këshilli i Ministrave.
Për kreun e demokratëve, KÇK nuk mund të luftohet nga një qeveri e përfshirë në korrupsion
“Pas 7 vitesh dështim, një gjë është e qartë. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk mund të luftojnë krimin dhe korrupsionin sepse ata janë vetë krimi dhe korrupsioni. KÇK nuk mund të luftojë KÇK!”, shkruan Lulzim Basha.