Politika Basha kërkon lista të hapura dhe president të zgjedhur nga populli

Basha kërkon lista të hapura dhe president të zgjedhur nga populli

Në mbledhjen me demokratët e Fierit, Lulzim Basha ka prezantuar sot propozimet për Reformën Zgjedhore. Basha identifikoi si problemet kryesore listat e mbyllura, barazinë e votës dhe votën e diasporës.

Basha kërkon që votuesit të kenë mundësi ta zgjedhin vetë përfaqësuesin e tyre në Parlament, çdo mandat deputeti të ketë të njëjtin numër votash, pavarësisht zonës ku kandidohet dhe në reformë të përfshihet edhe votimi në distancë i emigrantëve.

Po ashtu, sipas Bashës presidenti duhet të zgjidhet direkt nga populli.

1 – LISTA TË HAPURA

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2- BARAZIA E VOTËS

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.

3- VOTA E DIASPORËS

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

4 – PRESIDENT NGA POPULLI

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.