Kreu i PD, Lulzim Basha, në një intervistë për “RTSH” ka folur në lidhje me listat e deputetëve të 2017.
Basha tha se ato lista ishin pësim që u kthyen në mësim.
Pyetje: A i detyroheni ju një ndjesë shqiptarëve për deputetët që dolën nga listat e opozitës në parlament?
Lulzim Basha: Padyshim! Dhe e kam bërë këtë ndjesë në mënyrë të përsëritur. Një gjë duhet të qartësojmë, që këto ishin vendime që u morën në 5 ditë dhe njërëzit që janë futur aty, që sot janë vënë në shërbimin e maxhorancës me mjetet që kjo qeveri, ky pushtet dhe ky kryeministër di t’i përdorë shumë mirë, vijnë nga fundi i listave dhe përfaqësojnë parti shumë të vogla aleate. Ky nuk është justifikim. Është një mësim i mirë, sepse në fund të fundit çdo kandidat në listat e PD duhet t’i nënshtrohet vetingut të brendshëm të PD, siç është sanksionuar edhe në statut. Po ashtu, do të legjitimohet përmes anëtarësisë së PD dhe, përmes këtyre dy mekanizmave do të garantojmë një përfaqësim të plotë, dinjitoz me vlerat më të mira, nga i pari tek i fundit i listës. Kjo listë na solli në vëmendje që edhe kandidati i fundit i listës ka rëndësi, ka vlerë, qoftë edhe si tregues i përfaqësimit. Ky pësim është kthyer në mësim për PD dhe për ne si opozitë.