Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vënë Këshillin Kombëtar para dy alternativave. Basha thekson se nëse zgjedhjet e 25 prillit janë të vjedhura atëherë duhet të vijohet beteja.
Nga ana tjetër ai thotë se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit ishin të rregullta, atëherë ai jep dorëheqjen që tani.
“Zgjidhni dhe dua t’ju shoh të gjithëve në sy. Ose zgjedhjet janë të vjedhura dhe vazhdojmë në betejë, ose nëse për ju janë në rregull, atëherë unë jap dorëheqjen tani”, mësohet të ketë thënë Basha.